
Sipas “Fussballtransfers”, Jonathan Tah ka rënë dakord të bashkohet me Bayern Munchen si agjent i lirë. Bayern tani është një hap më afër finalizimit të marrëveshjes, pasi 29-vjeçari ka dhënë “dritën jeshile” për një transferim në Mynih, duke refuzuar interesin nga jashtë vendit.
Megjithatë, ende nuk është nënshkruar asgjë. Bayern tani është gati të ulet me agjentin yll të Tah, Pini Zahavi, për të finalizuar dokumentet.
Është interesante se Zahavi përfaqëson gjithashtu Leroy Sane-n, me të cilin Bayern ende po përpiqet të bjerë dakord për një zgjatje të kontratës përtej këtij sezoni. Së bashku me Bayern Munich, Barcelona dhe Real Madrid janë lidhur me qendërmbrojtësin, i cili po largohet nga Bayer Leverkusen si transferim i lirë.