Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Do të jem tifoz i këtij klubi gjithë jetën”, Carlo Ancelotti i emocionuar flet për largimin nga Reali: Brazili? Sfidë e madhe

Shkruar nga NEWSPORT
“Do të jem tifoz i këtij klubi gjithë jetën”,
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti po luan ndeshjet e fundit si trajner i Real Madrid. Italiani do të largohet nga “Los Blancos” në fund të këtij sezoni, teksa do të marrë në dorë “frenat” e Brazilit.

Ditën e sotme 66-vjeçari ka folur për largimin e tij nga “Santiago Bernabeu” dhe aventurën e re që do të nisë në Brazil. Ancelotti mjaft i emocionuar ka theksuar se do të jetë gjithmonë një tifoz i madrilenëve dhe synon ta mbyllë këtë aventurë në mënyrën më të  mirë të mundshme.

“Po largohem pas 4 vitesh ku fituam shumë trofe. Kjo përvojë do të mbetet me mua përgjithmonë. Nëse dikush do të më thoshte se do të fitoja 11 tituj në 4 vjet, do të thoja se kjo është e pamundur. Unë do ta dua Real Madridin dhe ata do të më duan mua. Do të jem tifoz i këtij klubi për gjithë jetën time.

Ndjesia ime është se në moshën 66 vjeçare do të jem trajner i Brazilit. Është një sfidë e madhe, por jam ende trajner i Realit dhe dua ta mbyll mirë këtë pjesë të fundit të kësaj aventure fantastike. Duhet të mendoj për ditët që më kanë mbetur këtu, për respekt që kam për këtë skuadër dhe për tifozët e saj. Jam i përqendruar në periudhën e fundit të kësaj aventure spektakolare”, ka theksuar Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga