Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një hap larg grupeve të Conference, “Ultras Guerrils” dhe klubi bashkojnë “forcat” (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Një hap larg grupeve të Conference, “Ultras Guerrils” dhe

Në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 20:00 e gjithë vemendja do të jetë te Partizani. Të kuqtë do të sfidojnë Astanën në sfidën e kthimit të “Play-Off” të Conference League. Një duel mjaft delikat për kryeqytetasit që synojnë edhe kualifikimin në grupet e këtij kompeticioni.

Fillimisht demat duhe të përmbysin humbjen 1-0 në sfidën e parë, ndërsa në “Elbasan Arena” priten që të kenë edhe mbështetjen e tifozëve. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se janë shitur rreth 6000 mijë bileta për këtë takim.

Pritshmëritë duke parë edhe rëndësinë e ndeshjes janë të madha, teksa deri një orë para sfidës pritet që të shiten rreth 8000 mijë bileta. Gjithashtu tifogrupi më i madh i të kuqve “Ultras Guerrils” dhe klubi kanë menduar të vënë në dispozicion për të jgithë tifozët autobusë falas nga Tirana në Elbasan.

Grumbullimi do të bëhet në ornë 16:30 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërsa nisja për në Elbasan në orën 17:30. Në këtë mënyrë tifozët do të mbështetin demat të organizuar, ndërsa do të jenë në stadium lojtari i 12-të i kampionëve të Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga