Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një gol i mohuar dhe një penallti e padhënë, Flamurtari publikon VIDEON: Fazë e re, zakone të vjetra

Shkruar nga NEWSPORT
Një gol i mohuar dhe një penallti e padhënë, Flamurtari

Dje, u luajt takimi i javës së dhjetë të Superliëws mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, ndeshja e cila u mbyll me barazimin 1-1, duke bërë që ekipet të shkojnë në shtëpi me nga një pikë nga kjo sfidë. Edhe pse vlonjatët morën një pikë nga ky takim, te Flamurtari nuk ka paqe.

Faqja zyrtare e klubit ka postuar pak minuta më parë një video ku shihen dy momentet e shumë diskutuara të këtij takimi. I pari ka të bëjë me një penallti të padhënë ndaj Flamurtarit në minutën e 22', ndërsa në minutën e 82', ekipit vlonjat i anulohet një gol, që sipas vlonjatëve ka qenë vendim i padrejtë sepse goli ka qenë i rregullt sipas tyre.

Në videon e postuar në kanalin zyrtar të klubit është shkruajtur dhe një diçiturë: " Fazë e re, zakone të vjetra", duke e lidhur këtë të fundit me padrejtësitë që shpesh i janë bërë ekipit të tyre në shumë raste në fazën e parë të kampionatit.

Videoja e postuar në faqen zyrtare të klubit të Flamurtarit:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga