
Erzeni do të luajë kundër Egnatias, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Një sfidë që pritet të prodhojë emocione dhe spektakël në fushën e “Niko Dovanës”. Si një përballje e rëndësishme, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur t’ia besojë sfidën Albert Dodës.
Gjyqtari i kolegjiumit të Tiranës do të vendosë drejtësi i mbështetur nga Arbër Zalla dhe Edlir Malo nga Lushnja. Sakaq i katërt do të jetë Orlando Kuka, kurse në VAR dy gjyqtarët Olsion Yzeiraj dhe Silvio Dyrmishi. Ndeshja Erzeni – Egnatia është programuar të zhvillohet sot në orën 16:00.
Poll