Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Një gabim i joni dhe ata shënuan”, SEDLOSKI flet pas “Klasikes”: Të luajmë si pjesën e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
“Një gabim i joni dhe ata shënuan”, SEDLOSKI flet pas

Pas takimit Vllaznia-Tirana foli për mikrofonin e “Oversport” tekniku i shkodranëve Goce Sedloski. Trajneri u shpreh i zhgënjyer për disfatën 0-1 por ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit.

"Çfarë nuk shkoi? Së pari i uroj fitoren Tiranës dhe 3 pikët. Ishte ndeshje kërkuese. E kemi parë edhe vetë. Nga një gabim i joni ata bënë gol. Për këtë arsye futbolli është interesant. Në pjesën e dytë luajtëm ndryshe. Ata u mbrojtën. Ne i kemi shtyrë përpara. Krijuam shanse, por topi nuk shkoi në rrjetë. Portieri nuk kishte punë në të dytën, por nuk kemi çfarë t’i bëjmë.

Nuk e pashë dorën e trajnerit në këtë ndeshje. Çfarët të themi.. u përpoqëm. Pjesën e dytë Tirana është mbrojtur pritën vetëm një kudnërsulm. Nuk dhamë gol... ata kanë pritur në qendër. I kam parë gjithë kohës ata. Patjetër që kemi pasur një kundërshtar të fortë. Nuk mund të kem hatërmbetje me lojtarët e mi. Kemi ndeshjen e kupës. Të përgatitemi për ndeshjet që janë në fund.

Të gjithë luajnë futboll. Jo rastësisht Tirana është e para në tabelë. I sulmuam të gjithë kohën në të dytën. Në pjesën e parë patën një shans dhe shënuan... dhe një gabim i joni në pjesën e parë e zgjidhi ndeshjen . Të luajmë si pjesën e dytë të punojmë.

Çfarë ndryshoi skuadra nga Erzeni? Nuk kthehem prapa... çdo ndeshje ka ritmin e vet. Normalisht ka qenë gjithçka mirë kundër Erzenit. Edhe sot nuk ka qenë gjithçka mirë pjesën e dytë. Një shans i tillë mund të zgjidh ndeshjen edhe kampionatin."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga