
Diego Longo ditën e djeshme zhvilloi stërvitjen e parë më skuadrën e Flamurtarit, ndërsa vetëm sot u prezantuar zyrtarisht përpara mediave në një konferencë për shtyp. Skuadra vlonjate kërkon ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm. Aktualisht të renditur në vendin e 3-të kur kanë mbetur edhe 6 sfida drejt fundit.
Por ulja në stol e ish-trajnerit të Kukësit ka bërë jehonë të madhe edhe në Itali. “Tuttomercato.web” e ka cilësuar trajnerin italian si një fisnik të futbollit shqiptar, i cili ka për detyrë të ngjitë kuqezinjtë në Elitën e futbollit shqiptar.
“Unë jam këtu vetëm për të menduar për gjashtë ndeshjet që na kanë mbetur, çfarë do të ndodhë më pas nuk ka rëndësi. Është viti i 100-të i historisë së klubit dhe shpresojmë se mund t'i kthejmë diçka të bukur njerëzve tanë", është pjesa e deklaratës e përzgjedhur nga media italiane.