
Jocelin Behiratche është lojtari më i ri i Tiranës. Lajmin e bën me dije klubi bardheblu që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, lajmëron arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin 20-vjeçar.
Ishte përfolur prej ditësh, ndërsa vetëm sot 25-herë kampionët e vendit kanë prezantuar shtatlartin e prapavijës. Në kanalin zyrtar të klubit thuhej:
"Mirësevjen Jocelin Behiratche!
Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e rradhës në merakton e Janarit. Jocelin Behiratche është emri i ri që do të rreshtohet në rradhët e bardhebluve.
Qëndërmbrojtësi 20 vjecar pas kryerjes së të gjitha analizave të nevojshme nënshkroi kontratën që e bën atë pjesë të klubit për dy sezonet e ardhshme. #ëelcomeBehiratche #mirësevjenBehiratche".
Kujtojmë që ditën e djeshme u prezantua Taulant Seferi i afruar nga Young Boys në formë huazimi. Ndërsa sot është radha e 20-vjeçarit për t'u zyrtarizuar si bardheblu.
Mirësevjen Jocelin Behiratche! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e rradhës në merakton e Janarit. Jocelin...
Posted by KF Tirana on Monday, January 11, 2021