Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Humbja në ndeshjen e parë “dhemb”, por Orges Shehi nuk dorëzohet: Do bëjmë maksimumin, risi në formacion

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja në ndeshjen e parë “dhemb”, por Orges Shehi nuk
Orges Shehi, ©KF Tirana

Humbja në Klasiken e Shqipërisë ndaj Vllaznisë, i “prishi” debutimin te Tirana trajnerit Orges Shehi. Ky i fundit do kërkojë të ndryshojë “pllakën” në derbin e nesërm ndaj Dinamos, ndeshja e dytë e Kupës së Shqipërisë.

Fakti që bardheblutë e kanë humbur sfidën e parë 0 – 2, e bën “malore” për trajnerin Shehi, gjithsesi 48-vjeçari nuk ka ndërmend të dorëzohet:       

Si duket gjendja? Gjendja përgjithësisht është e mirë, dhe pse shumë pak ditë na ndajnë nga ndeshja që kemi zhvilluar. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë dhe pastaj të përgatitemi për ndeshjen e Kupës.

Si e vlerësoni Dinamon? Meriton respekt, kushdo skuadër, aq më tepër Dinamo që ka pozicion të mirë në renditje dhe kontingjent të mirë. Është sfidë e vështirë, edhe për shkak të rezultatit të parë. Kjo është ndeshje e dytë, por do përpiqemi të bëjmë maksimumin, për të qenë në lojë gjatë gjithë kohës.

Çfarë nuk shkoi në Shkodër? Pas çdo ndeshje, e analizojmë. Jo për të gjetur fajtorët, por ku kemi gabuar. Duke qenë se ndeshja tjetër vjen shumë shpejt, kjo analizë bëhet më e shkurtër. Do mundohemi të ndryshojmë diçka nesër, dhe do ketë disa lojtar të rinj në formacion.

A mund të përmbyset rezultati? Dhe për shkak të rezultatit të parë, shkalla e vështirësisë është më e madhe. Do mundohemi të jemi gjithmonë në lojë, të jemi konkret dhe të kujdesshëm, duke parë rezultatin dhe vështirësinë. Do bëjmë maksimumin tonë.

I trembeni mbijetesës? Fokusi ka qenë të Kupa. Edhe pse në kampionat jemi në pozicion jo të mirë dhe na pret një ndeshje tjetër pas katër ditësh, pas ndeshjes nesër. E dimë që të gjithë kundërshtarët kanë objektiva dhe ndeshjet janë të forta, por mendojmë t’i marrim ndeshjet një nga një.

Poll

Lexo gjithashtu