Një nisje e veçantë e një takimi futbolli ka qenë ajo në ndeshjen Ajax - PSV, që u luajt të dielën e kaluar. Derbi i madh holandez ka qenë një surprizë e madhe, pasi topi këtë herë nuk është vendosur në mesfushë nga një gjyqtar por ka zbritur që lart me anë të një parashute.
Një parashutist e ka sjellë topin në fushë duke u lëshuar në mes të saj nga sipër stadiumit. Kjo ka qenë një ndër nisjet më spektakolare të një ndeshjeje, e cila do të mbetet si një nga momentet më të veçanta në historinë e futbollit.
Ky takim është mbyllur me rezultatin 1-1. Aktualisht Ajax ndodhet në vendin e dytë me 37 pikë, ndërsa PSV në vendin e tretë me 34 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=hmqGZQrdgQ4
Poll
