
Fitorja e Kombëtares shqiptare ka elektrizuar në maksimum atmosferën në futbollit shqiptar. Por tashmë jemi zyrtarisht në javën e derbit të kryeqytetit. Superioria do të vijojë me emocione të forta ku Partizani dhe Tirana do të përballen për herë të parë këtë sezon, më 19 tetor në orën 19:00 në ‘Air Albania’.
Klubi i kuq, si pritës në këtë ndeshje, ka publikuar edhe çmimet e biletave ku më e lira fillon nga 500 lekë në tribunat pas portë ndërsa karshia kushton 1000 lekë. Kjo ndeshje e vlefshme për javën e 6-të të Superiores u shty nga klubet dhe Federata për shkak të ndeshjeve të Kombëtares.
Si Tirana, edhe Partizani donin ta luanin këtë ndeshje në ‘Air Albania’ dhe kjo ishte mundësia e vetme që të zhvillohej në impiantin modern.