Kategoria e Dytë po luan ndeshjet më delikate të sezonit. Tashmë skuadrat luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për çdo pikë, e cila vlen sa një sezon i tërë.
Grupi B do të luajë në fundjavë ndeshjet e javës së 13-të të kampionatit. Saktësisht 10 ekipet do të zbresin në fushë ditën e dielë duke nisur që nga ora 13:00 dhe mes tyre bëjnë llogaritë e 3 pikëve.
Maliqi do të përballet me Shkumbinin, teksa Partizani B luan në tranfertë ndaj Devollit. Kryesuesit e Orikut do të sfidojnë Tomorin, ndërkohë Butrinti i vendit të dytë do të përballet me Këlcyrën e vendit të fundit.
Nga ana tjetër edhe Bylis B do të luajë në transfertë, ku do të përballen me Eagle Football. Si Bylisi B ashtu edhe Partizani B do të luajnë “gjithçka për gjithçka” për të shpresuar më pas te një hap fals i Orikut dhe Butrintit dhe për të marrë vendin e parë në klasifikim.
