
Kukësi mori një pikë shumë të rëndësishme ndaj Teutës në “Kukës Arena”. Të rëndësishme pari verilindorët luajtën për më shumë se 1 orë me 10 lojtarë, pasi Franci Lala u ndëshkua me karton të kuq.
Lojtari i Kukësit bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Arifit, me gjyqtarin e sfidës që fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë, por me ndërhyrjen e VAR-it i nxori të kuqin. Në këto kushte Lala u detyrua të linte fushën e lojës dhe Kukësin me një lojtar më pak.
Tashmë për verilindorët një tjetër takim i rëndësishëm do të luhet në fundjavë. Kukësi do të udhëtojë në Rrogozhinë ku do të duelojë me Erzenin, sfidë e vlefshme për javën e 16-të.
Stavri Nica do të synojë 3 pikët për të mos rrezikuar më shumë në renditje, ndërsa nuk do të llogaritë shërbimet e mbrojtësit. Lala për këtë takim do të jetë i pezulluar dhe tashmë ish-timonieri i Laçit do të nisë të gjejë zëvendëesuesin e tij.