Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Turqia, Renato Arapi bën parashikimin: Ndeshje shumë e fortë, ja kush e vendos takimin

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Turqia, Renato Arapi bën parashikimin: Ndeshje shumë e fortë,

Renato Arapi ndodhet në Turqi, ku luan me skuadrën e Bolusporit. Qendërmbrojtësi u afrua nga Skënderbeu te Partizani në merkaton verore, ndërsa më pas u largua drejt Turqisë për t'iu bashkuar skuadrës së Bolusporit. Duke qenë një ish i kësaj sfide, neësport.al kontaktoi me 30-vjeçarin durrsak. Ai deklaroi që ndeshja ndërmjet Skënderbeut do të jetë shumë e fortë dhe sipas tij gjasat janë që të ndahet në barazim.

"Është shumë vështirë ta përcaktosh fituesin e sotëm duke ditur që ndeshjet midis këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë shumë rivalizuese kur të dyja ekipet respektive kanë marrë edhe rezultate pozitive në fushat kundërshtare. Këto 3 vitet e fundit, duke marë parasysh faktin që janë që të dyja ekipe që pësojnë pak gola, mundësia është shumë e madhe që kjo sfidë të dalë barazim. Por sidoqoftë dua të theksoj që këto ndeshje ndahen nga episodet. Ai ekip që gabon më pak, edhe fiton ndeshjen. Uroj të fitojë më i miri!", ka përfunduar Renato Arapi për newsport.al.

Renato Arapi ka luajtur për 6 vite me radhë në Korçë, duke qenë pjesë e padiskutueshme e formacionit titullar të Skënderbeut. Me fanelën bardhekuqe Arapi ka arritur të shënojë 4 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga