Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga rikthimi tek Partizani dhe rivalët për titull, Skuka mesazh tifozëve të kuq: Jam njëri prej jush

Shkruar nga NEWSPORT
Nga rikthimi tek Partizani dhe rivalët për titull, Skuka mesazh

Rikthimi i Xhuliano Skukës tek Partizani ishte një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj merkatoje dimërore. Skuka erdhi në formë huazimi nga Metz, skuadër tek e cila u shit 1 vit më parë.

All - Paragraf - 3

Teksa është vetë sulmuesi dibran që ka folur për herë të parë që prej rikthimit si “Dem” për "Partizani Channel". Skuka shprehet besimplotë tek ekipi, teksa nuk harron tifozët e kuq duke e quajtur veten pjesë të tyren. Gjithashtu 24-vjeçari tregon dhe rivalët e Partizanit për titull.

-Sërish pjesë e Partizanit, si e keni pritur këtë rikthim?

“Shpresoj të jetë mirë për mua dhe ekipin. Kam ardhur që të jap maksimumin dhe besoj se do ia arrijmë t’ia dalim.”

-Ju e njihni mirë ambientin dhe Partizanin. Mendoni se do të përsëritet suksesi i sezonit të kaluar, duke fituar sërish titullin kampion?

“Unë kam shumë besim tek ky ekip, kam ndjekur ndeshjet e fundit dhe mendoj se cilësia nuk mungon. Grupi është dhe mendoj se me pak fat do ia arrijmë t'ia dalim.”

Rivalët e partizanit? 

"Rivalët e partizanit duke parë kampionatin që është shumë i fortë. Është Dinamo që po rikthehet shumë fort, Vllaznia po ashtu, Egnatia është një ekip i mirë, por dhe Tirana. Do të ketë një luftë të ashpër.”

-Rikthimi është mirëpirtur nga tifozeria e kuqe.

“Kam marrë pafund mesazhe. Besoj se do më shërbejë për mirë. Është e vetmja gjë për moralin që ndikon, tek dy ekipet ku kam qenë më ka munguar të them të drejtën. Besoj se do arrijmë t’ia dalim për objektivat, është ajo ç’ka i beson më shumë. Dua t’iu them tifozëve dua tju shoh sa më shumë në çdo ndeshje. Mos harroni unë jam njëri prej jush.”

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7