Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga lektorët e FSHF-së, trajnerët, drejtorët sportiv e deri te mësuesit, Armand Duka uron "7 Marsin": Mos u shteroftë energjia juaj!

Shkruar nga NEWSPORT
Nga lektorët e FSHF-së, trajnerët, drejtorët sportiv e deri

Sot është një ditë e shënuar në kalendar teksa më 7 mars 1887, u hap për herë të parë mësenjtorja e parë shqiptare. Që prej atij viti, në Shqipëri festohet kjo ditë si Dita e Mësuesit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka uruar në këtë ditë të shenjtë të gjithë ata që japin kontributin e tyre në dhurimin e dijeve që ndihmojnë në zhvillimin e futbollit shqiptar.

Nga lektorët e Akademisë së FSHF-së, trajnerët e drejtorët sportiv të skuadrave e deri të mësuesit e edukimit fizik në shkolla, të gjithë kanë një kontribut kolosal në shkollimin futbollistik të fëmijëve si dhe futbollistëve aktual në Shqipëri.

-Urimi i Presidentit-

Në këtë ditë të veçantë nderimi dhe vlerësimi për ata që përçojnë dijen tek të rinjtë e fëmijët tanë, dua të uroj në mënyrë të veçantë gjithë lektorët e Akademive tona në Federatën Shqiptare të Futbollit, gjithë trajnerët e drejtorët sportiv e gjithë mësuesit e edukimit fizik në vend. Janë ata nxitës e frymëzues të një kulture të re që duhet të përqafojnë të rinjtë e profesionistët: atë të angazhimit me sportin.

E shohim këtë ditë si një vlerësim gjithashtu për punën e palodhur të një armate të madhe mësuesish të angazhuar në ngritjen e Akademive të Futbollit anekënd vendit.

Jo më pak të rëndësishëm në këtë urim , janë breza të tërë pedagogësh e mësuesish të angazhuar ndër vite në futbollin shqiptar.

GEZUAR DITËN E MËSUESIT dhe mos shteroftë asnjëherë energjia juaj në dobi të zhvillimit të futbollit në vend.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga