
I ftuar në emisionin sportiv “Koha Shtesë”, mbrojtësi Leart Sadiku ka rrëfyer aventurën e tij te ekipi i Mura-s në Slloveni. 21 vjeçari nga Ferizaj u aktivizua për një pjesë të sezonit tek ekipi i Skënderbeut ku më pas u transferua në Slloveni.
Prononcimi i Leart Sadiku:
Mura? “Fillimi ishte i vështirë por mu dha mundësia dhe kam arritur të zhvillojë paraqitje të mirë dhe kam fituar epitetin e titullarit“.
Miqësia me Mirlindin? “Po jemi miq të mirë me Mirlindin dhe ai më ka ndihmuar që ta kem më të lehtë të përshtatem te Mura. Ne luajtëm bashkë edhe tek përfaqësuesja U19”.
Pozicioni? “Unë jam më i sigurt në qendër të mbrojtjes, por po luaj në krahun e majtë, kam zhvilluar më parë ndeshjet në këtë pozitë për kombëtaren U21 dhe në këto momente kjo ndodh sërish dhe do të shoh çfarë do të ndodhë më vonë. Shpresoj të luaj së shpejti për kombëtaren kosovare dhe do të provoj të jem pjesë e saj, por në fund trajneri është ai i cili do të vendosë”.
Kampionati? “Në këtë kampionat dallimi më i madh është ritmi i ndeshjeve dhe gjithashtu ju jepet mundësi lojtarëve të rinj, por definitivesh ritmi është diferenca kryesore nga ky kampionat me atë maqedonas. Momentalisht jam larg Europës dhe shpresoj se në të ardhmen do të luaj në një kampionat edhe më të fortë, ëndrra ime është të luaj në Serie A“.
Shqipëria apo Kosova? “Nuk e di si të përgjigjem në këtë pyetje, unë kam qenë pjesë e kombëtares U21 në Kosovë dhe me dëshirë nuk do ta ndërroja, por nëse kam ofertë tjetër nga Shqipëria unë dua ta mendoj ende se çfarë do të vendosë në qetësi, tani nuk kam përgjigje definitive”.