Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga hyrja e tifozëve deri në fishekzjarret e mesnatës, Anila Basha zbulon me detaje spektaklin KUQ E ZI

Shkruar nga NEWSPORT
Nga hyrja e tifozëve deri në fishekzjarret e mesnatës, Anila

Mbrëmja e sotme do të mbahet mend gjatë në memorien e të gjithë tifozëve shqiptarë. Kombëtarja shqiptare do të presë Ishujt Faroe në “Air Albania” duke nisur që nga ora 20:45.

Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në Euro 2024, teksa ndaj Ishujve Faroe kërkojnë ta mbyllin si lidër. Do të jetë një festë e vërtetë si para, gjatë dhe në fund të ndeshjes, ku do të dhurohet një koreografi spektakolare nga tifozët Kuq e Zi.

Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv, Anila Basha ka zbuluar edhe detaje nga kjo festë e madhe që ‘kaplon” kryeqytetin por jo vetëm.

“Sot është një ditë ndryshe festive, ideimi i asaj që do të ndodhë sot nuk është vetëm e imja, por është një punë kolosale e të gjithëve.  Çunat e kombëtares, tifozët, televizionet dhe të gjithë njerëszit që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi të madh të kombëtares tonë drejt këtij finishi.

Çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë sfida? Nuk fillon këtu gjithçka, e gjitha do të fillojë që në hyrjen e tifozëve në stadium , të cilët herë pas herë do të udhëzohen edhe për koreografinë që ne do të shpalosim para fillimit të ndeshjes. Do të hapim një flamur gjigand që do të përfshijë të gjitha tribunat, Gjithçka është kordinuar siç duhet. I gjthë “Air Albania” do të flakërojë me ngjyrat e kombëtares.

Do të shfaqet edhe slogani fitues “Po ku ka si ti o Shqipëria ime…” dhe do të jetë kryesorë për të gjitha festimet që do të bëhen. Në pushim të pjesës së parë do të kemi të tjera surpriza, është asambli i këngëve dhe valleve të Republikës së Shqipërisë që do të dhurojnë një atmosferë ndryshe të gjithë stadiumit. Do të entuziasmoni me energjinë e valltarëve. Një flamur gjigand në mes të stadiumit, për të vazhduar më pas me festën e madhe pas përfundimit të ndeshjes. Sigurisht që “qershia mbi tortë” do të ishte një rezultat pozitiv edhe pse e dimë që jemi kualifikuar. Sapo bilbili të tregojë fundin e sfidës të tjera këngë e valle do të surprizojnë tifozët. Do të ketë gjithashtu edhe një spektakël me fishekzjarre, ku edhe lojtarët do të jenë protagonistët kryesorë të kësaj “dasme” të madhe , e cila do të vazhdojë deri në mesnatë.

A do hiqen banerat rreth stadiumit dhe të vendosen “O ku ka si ti o Shqipëria ime…”?  Ne kemi punuar shumë dhe veshja dhe zhveshja komplet e stadiumit merr kohë. Duhet thënë që ne në FSHF kemi ngritur komisionin organizativ shumë kohë më parë edhe kur ende nuk kishim siguruar kualifikimin dhe nuk e dimin se si do të ishte rruga, por Sylvinho na ka mbajtur të motivuar dhe besimplotë. Kemi punuar shumë me marrjen e ideve, logon, sloganin e ri apo repertorin që do të vendoset në stadium kanë kohë që janë përgatitur, njëjtë si bluzat e reja që do të veshin lojtarët. Në banerat kryesorë ne kemi vendos ssloganin e ri.

Tifozët e zjarrtë të kombëtares do të jenë “motorri” i kësaj feste të madhe, do të jenë në sinkron edhe me lojtarët tanë. Do të jenë të dirigjuar. Fishekzjarret do të shpërthejnë në të gjithë perimetrin e stadiumit dhe do të bëhet një spektakël  madh.

I gjithë ky spektakël do të jetë edhe në faqen zyrtare të FSHF-së në You-Tube për të qenë pjesë e kësaj feste. Nëpër rrugë, ku të shumtë do të na ndjekin në Kosovë dhe Maqedoni në qendrat kryesorë. Kërkesa të shumta edhe nga Amerika për të parë këtë spektakël. Do të shtrohet një tapet i kuq dhe nën dritat e prozhektorëve që do të dhurojnë të tjera emocione”, ka pëfunduar Anila Basha për "Supersport".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga