Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Europa në Kategorinë e Parë, Flamurtari bie nga Superliga pas 14 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Europa në Kategorinë e Parë, Flamurtari bie nga Superliga pas

Flamurtari është zyrtarish një Kategori më poshtë. Pas humbjes së djeshme nga Skënderbeu me rezultatin 0-1 vlonjatët u rrëzua edhe matematikisht nga Superliga e pas 14 vitesh në elitë tashmë do ta fillojnë sezonin tjetër në të Parën.

Mes shumë problemesh “fati” I Flamurtarit ishte shkruajtur që në fillim të sezoni. Probleme me pagat, stërvitja e nisur në javën e fundit dhe ndryshimi I trajnërve bën që ekipi vlonjat me vetëm 11 pikë në 28 javë kampionat t’I thotë “lamtumirë” Superligës.

Sezonin e kaluar vlonjatët nëndrejtimin e Ilir Dajës arritën të kapinin Kupat e Europës, por problemet me licensimin bën që të mos luanin. Tashmë gjithçka duhet të fillojë nga 0 për të synuar ringritjen, por problemi më I madh në Vlorë mbetet çështja e administrimit. Sinan Idrizi ka paralajmëruar largimin me kontratën që I përfundon, ndërsa ka kërkuar privatizimi për të vazhduar projektin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga