
Ka mjaftuar një humbje në përballjen e parë europiane për Partizanin që gjërat të marrin një drejtim tjetër. I pari që është larguar në rang drejtuesish është drejtori i përgjithshëm Genc Tomori.
Pas tij pritet të ketë të tjera lëvizje. Trajneri Starova është projektuar si largimi i rradhës ndërkohë që mbetet për t’u parë cili do të jetë pozicioni i tij i ri në klub. Përflitet si pasardhës serbi Milinkoviç që në sezonin e fundit drejtoi Luftëtarin.
Edmon Haxhia gjithashtu pak është parë në periudhën e fundit. Edhe pse ka rolin e drejtorit të klubit, të gjithë flasin për Moxhin dhe i referohen italianit në gjithçka.
Jo vetëm lëvizje në rradhët e drejtuesve por dhe tek skuadra pritet të ketë ndërhyrje të forta. Lojtarë të vënë në pikëpyetje për vlerat e tyre si dhe të tjerë që janë projektuar për t’u afruar.
Partizani ka bërë gati një revolucion të kuq ku gjihthçka duket se do të rinisë nga e para në kërkim të titullit të munguar.