Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nevil Dede thumbon kritikët e Elbasanit: Qentë le të lehin, karvani ecën përpara

Shkruar nga NEWSPORT

Elbasani u rikthye te fitorja ditën e sotme teksa mposhti Tomorin në transfertë me rezultatin 1-3. Heronjtë për verdheblutë ishin Telushi, Lleshi dhe Leo Melo të cilët ishin 3 autorët e golave. Pas polemikave të mëdha për golin e anulluar të Flamurtarit, fitorja ishte një kusht i ‘panegociueshëm’ për ‘Tigrat’ dhe ia arritën.

Trajneri Nevil Dede me një postim në rrjete sociale lëshon një thumb për kritikët e Elbasanit të tij. “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan elbasanasi duke përdorur një shprehje të famshme të zhargonit popullor.

Elbasani vijon të jetë në dyshen e kreut me 26 pikë në vendin e dytë, 2 pas Bylisit të cilët kanë një ndeshje mangut. Rikthimi në Superiore duket i afërt teksa shkëputja ka nisur pasi janë 7 pikë larg ndjekësit më të afërt, Vorën.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga