Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nedim Bajrami, ‘gjuetari’ i ekipeve të mëdha, ‘preja’ e preferuar…Milani dhe Interi

Shkruar nga NEWSPORT
Nedim Bajrami, ‘gjuetari’ i ekipeve të mëdha,

Nedim Bajrami po kalon një formë fantastike si me Kombëtaren shqiptare, po ashtu edhe në Serie A me fanellën e Sassuolos.

Mesfushori tetovar ishte protagonist në ndeshjen e fundit në kampionatin italian. Bajrami arriti të shënonte golin e barazimit për të tijët ndaj Interi duke i hapur kështu rrugën një fitoreje për Sassuolon. Një paraqitje mjaft e mirë nga 24-vjeçari, por që mbart mbi shpatulla dhe statistika mjaft interesante mbi shpatulla.

Nedim Bajrami ka shënuar plot 8 gola ndaj ekipeve me peshë në Serie A. Që nga koha kur ishte tek Empoli dhe duke e mbyllur me golin që i shënoi Interit së fundmi.

Ndaj Napolit, shqiptari ka shënuar 1 gol në vitin 2021. Përballë Lazios ka shënuar 1 gol në vitin 2022. Ndaj Romës ka shënuar po 1 gol në vitin 2022. Teksa ‘preja’ e parapëlqyer e tetovarit janë skuadrat e Milanos. Si Milanit ashtu dhe Interit, mesfushori shqiptar u ka shënuar nga 2 gola.

Statistika që nuk tregojnë vetëm sasi golash, por tregojnë aftësitë e një mesfushori ‘BIG’ me cilësi të jashtëzakonshme, cilësi të cilat po i tregon dhe me Kombëtaren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga