
Nedim Bajrami u transferua nga Empoli te Sassuolo për shumën e 6 milionë eurove. Pas tre viteve me Empolin, Bajrami largohet me 127 ndeshje, 22 gola e 22 asiste me të kaltërit dhe bëhet gati për aventurën e re me Sassuolon. Zyrtarizimi nuk ka ardhur akoma por mesfushori shqiptar ka nënshkruar sot kontratën në zyrat e klubit dhe foli për TuttoMercatoWeb.
“Gjithçka u bë, jam i lumtur, nesër do të largohem me ekipin”.
Rigjeni në skuadër Dionisin.
Po, sigurisht, fola me të mbrëmë, jam shumë i lumtur që e gjeta sërish”.
A i folët me shokët e rinj?
Kam folur me Pinamontin, me të cilin kam luajtur vitin e kaluar”
Poll