Merr fund pritja, Nedim Bajrami do të jetë gati për ndeshjet e muajit mars të Kombëtares shqiptare. Mesfushori i Empolit do të jetë një nga prurjet e reja të Shqipërisë për këto takime, ndërsa pengesa e fundit ishte pajijsja me pasaportën shqiptare në mënyrë që të ishte gati për ndeshjet e muajit mars.
Ditën e sotme, Presidenti Meta ka firmosur dhënien e shtetësisë shqiptare për Bajramin dhe 22-vjeçari do të jetë kështu gati për trajnerin Reja. Ky dekret është firmosur nga Presidenti Meta dhe është botuar në fletoren zyrtare dhe Bajrami është bërë zyrtarisht shqiptar.
Shqipëria do të luajë ndeshjet e para kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.

Poll