
Në fushë ditën e sotme do të zbresin edhe ekipet e Kategorisë së Parë. Në orën 13:30 do të luhen 4 sfida paralelisht. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 15-të të kampionatit.
Kastrioti do të përballet në shtëpi me Tomorin, ndërsa Bylis kërkon fitoren përballë Luzit për të thelluar më shumë diferencën nga vendi i dytë që është Elbasani.
Në krahun tjetër, Burreli luan në transfertën e vështirë të Lushnjes, kurse Korabi kërkon 3 pikët përballë Besës për tu afruar sa më shumë me vendet para dhe për të lënë pas ecurinë jo të mirë.
Poll