
Apolonia sezonin që u mbyll arriti të siguronte një vend në zonën “Play-off” ku zhvilloi ndeshje shtes për Superioren, por aventura e tyre u ndërpre shumë shpejt.
Për sezonin e ri duhen afrime për të tentuar Superioren, por duket se në Fier gjithçka e kanë marrë shtruar. Deri në këto momente nuk është bërë asnjë afrim, por drejtuesit kanë menduar që gjithçka të nisë me stafin teknik.
Një muaj më parë u zyrtarizua në stol trajnerin spanjoll, Yerai Rodriguez. Migel Montos do të jetë përgatitës atletik, ndërsa tashmë kanë gjetur edhe zëvendëstrajnerin, i cili do të jetë shqiptar i Italisë.
Bëhet fjalë për Nicola Dakajn i cili i bashkohet trajnerit spanjoll për të drejtuar “anijën” në sezonin 2023-2024. Me plotësimin e stafit teknik tashmë do të nisë puna edhe për afrimin e lojtarëve, teka bëhet e ditur se drejtuesit janë në negociata me disa lojtarë, teksa duhet të presim deri në zyrtarizimet e tyre.