Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në Angli duan largimin e Haaland, a do ta pësojë Xhixha si norvegjezi?! Diferenca vetëm 0.3 gola

Shkruar nga NEWSPORT
Në Angli duan largimin e Haaland, a do ta pësojë Xhixha si

Shumë larg njëri-tjetrit, por shumë afër kur vjen puna te tundja e rrjetës. Gjithëkush mund të qeshë kur bëhet krahasim i tillë. Megjithatë për nga niveli, Superliga është e gjitha e Redon Xhixhës. Në Angli, Erling Haaland është kryefjala e çdo medie, kurse në vendin tonë sulmuesi kurbinas ka marrë vëmendjen e çdo sportdashësi.

Premier League është shumë larg elitës së futbollit shqiptar, por statistikat bashkojnë yllin norvegjez të Manchester City-it me sulmuesin e kampionëve të Shqipërisë. Haaland ka shënuar 19 gola në 11 ndeshje, kurse Xhixha 10 të tillë në 7 sfida të zhvilluara. Mesatarja e norvegjezit është 1.7 gola për ndeshje, kurse e Redonit 1.4 për çdo sfidë.

Natyrshëm lind pyetja: A do të kërkojnë edhe tifozët shqiptarë largimin e Xhixhës së frikshëm nga Superiorja? Nëse vijon me të tilla ritme, s'do të jetë çudi. Por futbolli shqiptar hë për hë të gëzojë që ka një gjirin e vet një benjamin të tillë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga