Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndryshimi i lojës së PARTIZANIT, presidenti Gaz Demi takim "kokë më kokë" me dy titullarët e kuq

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshimi i lojës së PARTIZANIT, presidenti Gaz Demi takim

Partizani është me meritë në vend të parë të Kategorisë Superiore. Loja e të kuqve me në krye trajnerin Ilir Daja ka ndryshuar si me magji. Treshja e sulmit, Çinari - Junior - Asani është bërë e frikshme për çdo kundërshtar. Pasime të bukura dhe ajo që bie në sy në sfidat e fundit është fryma e futur në grup. Egoizmi mes lojtarëve është zhdukur dhe kjo jo pa shkak.

Burime të besueshme tregojnë për Newsport.al që para disa javësh presidenti Gaz Demi ka takuar Erald Çinarin dhe Jasir Asanin. Ai i ka kërkuar që të jenë më altruistë me njëri-tjetrin për t'i shërbyer sa më shumë skuadrës. Kjo këshillë është marrë në konsideratë nga dy futbollistët të cilët në takimet e fundit po shkëlqejnë me njëri-tjetrin. Jo më larg se në takimin e fundit, ishte asisti i Erald Çinarit për Jasir Asanin, që solli dhe 3 pikëshin e rëndësishëm për kryeqytetasit. Tashmë s'mbetet gjë tjetër, veçse të shihet se si do të jenë sfidat e ardhshme teksa të kuqtë janë kandidatë potencialë për titullin kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga