
Flamurtari
Flamurtari mbylli sezonin mjaft mirë duke arritur rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, klubi vlonjat do të jetë pjesë e Superiores.
Kjo ka bërë që administratori i klubit, Sinan Idrizi të shpërblejë stafin dhe futbollistët. Mësohet se Idrizi ka shpërndarë mbi 100 milionë lekë për futbollistët dhe stafin teknik.
Pikërisht ngjitja në Superiore, ka bërë që çdo lojtar të marrë rreth 5 milionë lekë të vjetër. Ndërkohë që, Idrizi është likuiduar edhe me pagat, duke i shlyer të gjitha, ndaj çdo futbollisti.
Poll