
Tifozet e Vllaznise
Vllaznia bëri një postim ditën e sotme në rrjetet sociale, ku klubi falenderonte tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme që i bënë ekipit.
Por gjithashtu edhe u kërkoi falje për zhgënjimin, pasi shumë tifozë shkodranë udhëtuan nga Shkodra drejt kryeqytetit për të titullin e 10-të. Po diçka e tillë nuk ndodhi, pasi duhet të presin minimalisht edhe 1 vit tjetër.
Dhe pikërisht për këtë zhgënjim, tifozët kanë “shpërthyer” në komente. Ata shkruajnë se ishte një ndeshje turpi dhe se lojtarët luajtën pa gjak.
Përveç Bekim Balajt, asnjë futbollist tjetër sipas tyre nuk e meriton fanellën kuqeblu. Kjo pasi të gjithë kanë luajtur pa zemër dhe shpirt, duke u mposhtur me 4 gola nga Egnatia.

Poll