Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndryshim i axhendës së derbit, “dritë jeshile” për finalen e Kupës së Greqisë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshim i axhendës së derbit, “dritë jeshile”

Sektori i garave në FSHF mori vendimin për të ndryshuar datën e derbit Tirana - Partizani, e cila tashmë do të luhet një ditë më herët, më 16 maj në të njëjtin orar 18:30. Ky ndryshim i rëndësishëm i axhendës vjen menjëherë pas lajmeve të bujshme për finalen e Kupës së Greqisë që mund të luhej në “Air Albania”.

Data 24 maj është programuar nga Federata greke për finalen por në këtë datë, stadiumi do të jetë i zënë për një koncert dhe FSHF u ka propozuar homologëve fqinjë datën 19 maj si të lirë për të mbajtur finalen e madhe mes AEK dhe PAOK.

Nëse kjo finale do të luhet në këtë datë atëherë spostimi i derbit vjen vetëm për faktin që bari i fushës të ketë kohë një ditë më shumë për t’u rikuperuar në mënyrë që të mos rëndohet shumë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga