Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndizet “Katar 2022”, Messi, Mbappe, Lewandowski dhe Eriksen “rrëmbejnë” sot skenën e Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
Ndizet “Katar 2022”, Messi, Mbappe, Lewandowski dhe Eriksen

4 takime “zjarr” do të luhen ditën e sotme në Kupën e Botës, sfida që do të zhvillohen në orare të ndryshme duke nisur që nga ora 11:00 deri në orën 20:00.

Gjithçka do të nisë në orën 11:00, ku Argjentina do të përballet me Arabinë Saudite, me Lionel Messin që do të marrë skenën e “Katar 2022” në kërkim të trofeut të munguar.

Një tjetër sfidë interesante do të jetë edhe dueli mes Danimarkës dhe Tunisisë, me takimin që do të nisë në orën 14:00, ndërsa në fushe Christian Eriksen me shokë do të tentojnë fitoren.

Ora 17:00 është rezervuar për përballjen mes Meksikës dhe Polonisë së Robert Lewandowskit, me këtë të fundit që do të kërkojë të bëjë suprizën në këtë kampionat.

Sipari i ditës së sotme do të ulet me sfidën mes kampionëve aktual të Francës, ndërsa përballë do të kenë Astralinë. Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud do të kërkojnë të nisin spektaklin, për të vërtetuar se mbetën sërish një nga kombëtaret favorite për të gritur trofeun.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga