Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshjet në shtëpi, DINAMO lë pikë “pa hesap” në “Selman Stermasi”

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshjet në shtëpi, DINAMO lë pikë “pa hesap”

Dinamo humbi me Apolloninë në fundjavë me rezultatin 2-3. Kjo disfatë ishte edhe më zhgënjyese pasi erdhi në shtëpinë e bluve në “Selman Stermasi”. Ata humbën shansin për tu ngjitur më lart në klasifikim dhe kështu mbeten në vendin e tretë.

Javën tjetër ata do të udhëtojnë në Vlorë për t’u ndeshur me Flamurtarin e vendit të dytë. Blutë e kanë komplikuar shumë sezonin e tyre këto javë sidomos mne ndeshjet në shtëpi. Ndeshja e fundit që Dinamo ka fituar në “Selman Stermasi” ka qenë ajo e fazës së parë kundër Luzit 2008.

Sfidat e fundit në kryeqytet ata kanë barazuar me Skënderbeun 1-1, humbën me Tomorin 0-1 dhe së fundmi humbja e së dielës me Apolloninë 2-3. Në katër ndeshje në shtëpi duke llogaritur edhe humbjen me turpëruese me Flamurtarin 1-5 blutë kanë humbur 11 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga