Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshjet e qershorit dhe lojtarët e grumbulluar, SYLVINHO nesër në konferencë për shtyp

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshjet e qershorit dhe lojtarët e grumbulluar, SYLVINHO nesër

Jemi vetëm disa ditë para ndeshjeve të qershorit, ku kombëtarja do të duelojë me Moldavinë dhe me Ishujt Faroe. Këto sfida janë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Me moldavinë do të luajmë në “Air Albania” me 17 qershor, ndërsa me Ishujt Faroe në transfertë 3 ditë më pas.

Për të folur për këto dy sfida ditën e nesërme do të dalë në një konferencë për shtyp trajneri Sylvinho, i cili do të flasë edhe për listën e lojtarëve të grumbulluar.

Këtë herë ishte risi për publikimin e listës, pasi ajo u bë shumë kohë para grumbullimit dhe jo në ditët e fundit, por gjithashtu bie në sy se në ndryshim nga ndeshja me Poloninë, janë shtuar katër lojtarë, gjithsej 27, teksa për shkak dëmtimesh mungojnë Broja dhe Kumbulla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga