
Kombëtarja Shqiptarë do të përballet të shtunën me 24 shtator me Izraelin në Tel Aviv. Tre ditë më vonë do të presim në Air Albania Islandën për sfidat që vlejnë për Nations League.
Nga grumbullimi i Kombëtares kuqezi, mbrojtësi Veseli foli për mediat në konferencën për shtyp. Veseli beson se mungesat nuk do të kenë shumë rëndësi përderisa grupi është i bashkuar. Sipas mbrojtësit gabimet individuale kanë ndëshkuar Kombëtaren në këto ndeshje të para.
Mungesat – “Mungesa të rëndësishme por shumë herë kanë munguar disa dhe pavarsisht nga kjo ne nuk i japim shumë rëndësi individualitetit por grupit dhe jemi të përqëndruar për të bërë një ndeshjë të mirë. Na duhen 3 pikë dhe duam fitoren. Unë ndihem më mirë në qendër kam disa vite që luajë në qendër. Në krah kam luajtur kur ishte nevoja si në klub dhe në kombtare.”
Benevento – “Më kërkoi me ngulm, është ekip me ambicie për Serie A. Kam fituar 2 kampionate në Serie B me Empoli dhe Salernitana. Në Salernitana nuk ishte sezon i mirë për shkak lëndimesh dhe probleme me trajnerin. Mu dha mundësia nga Benevento dhe e pranova.”
Çfarë duhet të ketë kujdes mbrojtja – “Kundër Izraelit në shtëpi bëmë një ndeshje të mirë defansive por u ndëshkuam nga gabimet individuale. Nuk është se Izraeli bëri diçka më shumë se ne. Humbja erdhi nga ana jonë. Çdo lojtarë duhet të marrë përgjegjësi dhe të japi maksimumin në grup. Duhet të shënojmë një gol më shumë sesa të pasojmë.”
Lojtarët e rinj – “Gjenerat e re ka shumë ambicie, shihet se çdo lojtar rritet në klube të mëdha që tani. Kemi cilesi në skuadër dhe kemi ekuilbër mes eksperiences dhë talentit. Çdo lojtar që vjen këtu i ri apo i vjetër nëse e meriton do të luajë para të tjerëve.”