
Vllaznia do të ndeshet të mërkurën në stadiumin e Peqinit kundër Luftëtarit, i cili ka zgjedhur këtë fushë për të zhvilluar sfidën e radhës në kampionat, pasi ende nuk ka gati fushën, sepse është në proces rikonstruksioni.
Trajneri Armando Cungu ka të konfirmuar mungesën e Ardit Krymit, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa në këtë sfida do të mungojnë dhe dy lotjarë të rëndësishëm të formacionit, Stivi Vecaj dhe Erdenis Gurishta.
Lojtarët në fjalë vazhdojnë grumbullimin e kombëtarën U-21 për ndeshjen kundër Izraelit, ndërsa pritet që të mos arrijnë dot në grumbullim për sfidën ndaj gjirokastritëve. Kështu, tekniku shkodran po punon për zëvendësimin e tyre për këtë ndeshje.
Poll