Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshja e kthimit në Champions League, Partizani dhe Bate luajnë pa tifozë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e kthimit në Champions League, Partizani dhe Bate luajnë pa

Partizani do të përballet në turin e parë të UEFA Champions League ndaj Bate Borisov. Me 11 korrik në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”. Kjo do të jetë sfida e parë ndërsa ajo e kthimit do të luhet 7 ditë më vonë.

Saktësisht ndeshja do të luhet më 18 korrik në orën 20:00 në stadiumin e qytetit në Mezekyoveshda që ndodhet në Hungari. Bate nuk luan do të Bjellorusi për shkak të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës kështu ata do të udhëtojnë drejt Hungarisë për të pritur kampionët e Shqipërisë.

Tashmë si në ndeshjen që përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi ndaj Bjellorusisë që u luajt pa tifozë të njëjtin fat ka dhe kjo sfidë. Ka qenë vetë klubi bjellorus që e ka zbuluar axhendën nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtarë.

Postimi i BATE Borisov:

Bëhen të ditura datat, oraret dhe stadiumet në të cilat BATE do të ndeshet me “Partizanin” shqiptar në ndeshjet e raundit të 1-rë kualifikues të Champions League. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 11 korrik në Tiranë në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në orën 21:45 me orën bjelloruse.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 18 korrik në Hungari, në stadiumin e qytetit në Mezekyoveshda (pa shikues) dhe do të fillojë nga ora 21:00 me orën e Bjellorusisë.

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga