Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndër më të mirët në fushë, Mehmeti humbet sfidën e radhës në Conference

Shkruar nga NEWSPORT
Ndër më të mirët në fushë, Mehmeti humbet

Partizani mori një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Atletic Escaldes në “Air Albania”. Të kuqtë triumfuan me shifrat 4-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-1. Në këtë mënyrë kryeqytetasit sigurojnë kualifikimin në turin tjetër të Conference League.

Por kjo fitore “dhemb” për njërin nga titullarët e Zoran Zekic. Adnard Mehmeti ishte një nga futbollistët më të mirë në fushën e lojës, i cili mori përsipër të shkatërronte çdo aksion të kundërshtarëve, por në minutën e 70-të u ndëshkua me karton të verdhë.

Ish-lojtari i Erzenit plotëson kështu numrin 2 të kartonëve të verdhe dhe do të jetë mungesa e madhe e trajnerit kroat në sfidën me Valmieran. Kjo përballje do të luhet më 10 gusht dhe Zekic do të duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga