Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndau rrugët me Tiranën, por Tefik Osmani mbetet në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Ndau rrugët me Tiranën, por Tefik Osmani mbetet në Superiore

Tefik Osmani vetëm pak ditë më parë u largua nga Tirana. Ish-futbollisti i njohur nuk do të qëndrojë për shumë gjatë i papunë, pasi pritet që së shpejti të zyrtarizohet te skuadra tjetër e Superiores.

Ish-drejtori sportiv i bardheblutë është shumë afër kalimit te Vllaznia. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Osmani mund të zëvendësojë Elvis Plorit te shkodranët. Ky i fundit pas rezultateve negative të kuqebluve ka marrë përgjegjësitë e gabimeve që mund të ketë bërë në merkaton e verës dhe pozocioni i tin ka nisë të “lëkundet”.

Në këto kushte në rast të një largimi të mundshëm të Plorit, vendin e tij pritet ta marrë Osmani, i cili mund të nisë të ndërtojë shkodranët që në merkaton e janarit. Në këto kushte Qatip Osmani do të bashkëpunonte për të ndërtuar skuadrën që kërkon. Mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat mes palëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga