Futbolli shqiptarë u godit ditën e sotme nga një tragjedi. Sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena ka ndërruar jetë, teksa në sfidën mes Egnatias dhe Partizanit ra pa ndjenja në fushën e lojës.
Kapiteni i rrogozhinasve nuk ia ka dalë dot të mbijetojë, duke ndërruar jetë rrugës për në spital. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Partizani në rrjetet sociale, ku klubi i kuq i shpreh ngushëllime familjes së lojtarit, teksa bëhet bashkë me ta në këtë dhimbje të tyre.
“Klubi Partizani, Presidenti Demi dhe gjithë familja e kuqe shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe Klubit të Egnatias për ndarjen nga jeta të sulmuesit Raphael Dëamena. Bashkohemi me dhimbjen tuaj në këtë moment tragjik për të gjithë futbollin shqiptar”, shkruan klubi kryeqytetas.