Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndarja nga jeta e Nuri BYLYKUT, DUKA: Futbolli shqiptar humbi një ikonë, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar!

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e Nuri BYLYKUT, DUKA: Futbolli shqiptar humbi një

Futbolli shqiptar u trondit ditën e sotme me lajmin e vdekjes që legjendës së kombëtares shqiptare, Nuri Bylyku. Ish-futbollisti i njohur ka mabjtur veshur edhe fanelat e Tiranës dhe Partizanit ku i aka dalë të fitojë edhe tituj kampion me skuadrat kryeqytetase, ndërsa do të ndahej nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Për jëtë humbje të futbollit shqiptarë ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së legjendës, ndërsa nënvizon se futbolli shqiptarë humbi  një ikonë të historisë së tij.

“I trishtuar për ndarjen nga jeta të një figure të madhe të futbollit shqiptar siç ishte Nuri Bylyku! Mesfushori i shquar mbahet mend nga të gjithë futbolldashësit si një lojtar energjik e luftarak, që drejtoi Tiranën në fushë si kapiten drejt fitimit të disa titujve kampion në vitet 1960-1970.

Pas karrierës në futbollin e luajtur Bylyku nuk u shkëput për asnjë çast nga sporti magjik, duke dhënë kontributin e tij si trajner apo në rolet drejtuese në klubin kryeqytetas për vite me radhë.

Familja sot është në zi, pasi ka humbur një personalitet me shumë vlera, një ikonë, që shkroi historinë me klubin bardheblu dhe i dha gjithçka futbollit gjatë gjithë jetës së tij.

Në emër edhe të komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Bylyku, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm!

Lamtumirë Nuri Bylyku”, shkruan Duka.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga