
Ngjarja tragjike e ndodhur mesditën e sotme me Raphael Dwamenan ka tronditur të gjithë në futbollin shqiptarë. Sulmuesi i Egnatias ra pa ndjenja në fushën e lojës në ndeshjen që rrogozhinasit po zhvillonin me Partizanin.
Ganezi pavarësisht ndihmës së mjekësve nuk ka mundur dot të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital. Një tragjedi që “kaplon” futbollin shqiptarë.
Tashmë jo vetëm ndeshja mes Egnatias dhe Partizant, por janë shtyrë të gjitha ndeshjet e kësaj jave. Në ktë kushte takimet Skënderbeu – Teuta dhe Vllaznia – Laçi të parashikuara për ditën e sotme dhe dy duelet e të nesërmes Tirana – Kukësi dhe Dinamo – Erzeni do të luhet në një moment të dytë.
Poll