Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA/ Curry jashtëtokësor, James nxjerr Cleveland nga telashet

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ Curry jashtëtokësor, James nxjerr Cleveland nga telashet

Golden State dhe Cleveland nuk dinë të ndalen duke forcuar pozitat në krye të konferencave respektive. Warriors thyen Washingtonin 139-115 për suksesin e 11 rresht falë 42 pikëve të Steph Curry i cili shënjestroi saktësisht koshin për tre pikë plot 9 herë.

Gjithsesi, Golden State nuk e pati aspka të lehtë përballë kryeqytetasve që regjistrojnë humbjen e tretë rresht dhe komplikojnë pozitat për vendin e tretë të Lindjes pasi Toronto i kërcënon seriozisht. Klay Thompson shtoi 23 pikë të tjera, ndërsa Draymond Green “triple double” me 11 pikë, 12 ribaunde dhe 13 asiste. Gjithsesi, skuadra nga Oacland arriti të dilte fitimtare falë lojës së grupit pasi në këtë përballje numri i asisteve ishte 34, ndërsa 51 pikë erdhën nga pankina ku Shaun Livingston me 17 tregoi se është një lojtar që mund të luajë titullar në çdo skuadër të NBA.

Në krahun tjetër, Washington nuk arriti të rezistonte sepse kur Curry vesh kostumin e “heroit” askush nuk mund ta ndalë, ndërsa John Wall nuk shkoi më shumë se 15 pikë në një mbrëmje për t’u harruar edhe pse gjatë muajit të fundit ka tërhequr vëmendjen për shkak të rritjes së pabesueshme në lojën e tij. Në Konferencën e Lindjes, Cavaliers kishin nevojë për “triple double” të LeBron James për të kaluar 135-130 Indiana Pacers pas kohës shtesë.

Një sukses që e ndihmon skuadrën kampione të harrojë përkohësisht problemet e javëve të fundit që rrezikuan ta zbrisnin skuadrën nga Ohio në vendin e dytë. 41 pikë, 16 ribaunde dhe 10 asiste nga “mbreti” James e ndihmuan Cavaliers të evitonte një tjetër mbrëmje të errët ku shkëlqyen gjithashtu edhe Kyrie Irving e Kevin Love me 43 pikë në total. Për Indiana Pacers, i përhershmi Paul George me 43 pikë nuk arriti të mbante në lojë skuadrën e tij pasi miqtë treguan limitet për shkak të pankinës së varfër në emra.

Kjo është humbja e pestë e skuadrës nga Indianapolis që komplikon rrugëtimin për në play off./ Supersport

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga