
Red Vogli
Dita e sotme është festë për familjen bardheblu. Basketbollisti i njohur i Tiranës, Red Vogli feston sot ditëlindjen e tij të 38-të. Një ditë e veçantë për Voglin ku sigurisht nuk kanë munguar as urimet.
Të shumtë kanë qenë shokë, miq dhe bashkëlojtarë që kanë uruar kapitenin bardheblu në ditën e tij të veçantë. Mosha e Voglit sa vjen e rritet, por pasioni i tij për parketin dhe ngjyrat e Tiranës nuk shuhen kurrë.
Kujtojmë se 38-vjeçari është një “legjendë” për klubin e basketbollit Tirana, për shkak se nuk u largua kurrë nga ta. Ai shihet si një nga figurat më të rëndësishme në kampin bardheblu.
Poll