
Kombëtarja shqiptare U16 e vajzave vazhdon të shkëlqejë në basketboll. Vajzat kuqezi janë shpërblyer me medaljen e bronztë në Kampionati Evropian, duke arritur këtë rezultat fantastik.
Shqipëria ia doli që të mposhtte mes emocioneve dhe spektaklit Maltën. Kjo ndeshje përfundoi 61-57 në favor të vajzave shqiptare, të cilat treguan kualitetin e tyre në parket dhe siguruar vendin e 3-të.
Postimi i plotë:
Shqipëria U16 Vajza fitojnë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian!
Me një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Maltës dhe një fitore emocionuese 61-57, vajzat tona sigurojnë vendin e tretë në Kampionatin Evropian U16, Divizioni C!
Një rrugëtim i mbushur me përkushtim, shpirt gare dhe vendosmëri, që u kurorëzua me medaljen e bronztë historike për basketbollin shqiptar.
Urime nga zemra trajnerit Olsi Muça dhe lojtareve tona të shkëlqyera:
Imesta Kullolli
Antea Filopati
Helena Byberi
Një sukses që na bën krenarë dhe që frymëzon brezat e rinj të basketbollit shqiptar!