Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

“Zhurma” e merkatos në NBA dhe “zërat” për largimin e LeBron James, i biri mendon ndryshe, Bronny fokusohet te... përmirësimi

Shkruar nga NEWSPORT
“Zhurma” e merkatos në NBA dhe “zërat”
Bronny dhe LeBron James

Merkatoja e verës në NBA për vitin 2025 ka hyrë në fazën më intensive, vetëm disa javë pas triumfit të Oklahoma City Thunder në finalet e ligës. Emra të mëdhenj kanë ndërruar skuadra dhe Los Angeles Lakers po ndjek me kujdes çdo zhvillim.

Për të bindur LeBron James të qëndrojë në LA, drejtuesit e Lakers kanë nënshkruar me Deandre Ayton dhe Jake LaRavia, ndërsa priten lëvizje të tjera. Në këtë kohë, ndërsa përflitet për largim të mundshëm të LeBron, djali i tij Bronny James po përqendrohet te përmirësimi dhe jo merkato.

Bronny është bashkuar sërish me skuadrën për fazën përgatitore të Summer League dhe po tregon shenja të qarta përmirësimi. Në një video të publikuar nga Lakers, ai shihet duke realizuar një "dunk" që ka impresionuar bashkëlojtarin Dalton Knecht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Los Angeles Lakers (@lakers)

Edhe pse është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të spekulimeve rreth të atit, Bronny është shprehur se nuk u kushton rëndësi këtyre zërave. Ai theksoi se LeBron i thotë të mos shqetësohet për çështje jashtë fushës dhe të fokusohet vetëm te loja e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga