Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

“Rikthehemi në Farie Hoti”, Tirona Fanatics jo vetëm pas ekipit të futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
“Rikthehemi në Farie Hoti”, Tirona Fanatics jo vetëm pas
Skuadra e Tiranës në basketboll dhe “Tirona Fanatics”

Tirana dhe Teuta do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen e basketbollit, të vlefshme për kampionatin e Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në sallën “Farie Hoti”, nis në orën 17:00.

Ndërkohë që tifogrupi ultras “Tirona Fanatics” nuk janë vetëm përkrahës të ekipit të futbollit. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Fanaticsat njoftojnë se do të jenë prezent edhe në “Farie Hoti” për të mbështetur bardheblutë në basketboll.

Postimi i Tirona Fanatics:

Te dielen rikthehemi ne “Farie Hoti” per te mbeshtetur çunat e basketbollit ne ndeshjen delikate kunder teutes! Shkojme se bashku per te siguruar fitoren ne kete ndeshje decizive e per te avancuar me tej ne finalet e Kampionatit Kombetar me synimin e vetem per titullin kampion. Te dielen, 17:00 , “Farie Hoti”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga