Tirana këtë sezon nuk ia doli të mbrojtë titullin kampion, pasi Partizani do iu rrëmbente trofeun në javën e fundit. Humbja e titullit sigurisht ka ardhur nga disa arsye dhe një prej tyre është edhe ikja e liderve që shpallën bardheblutë kampion.
Shumë titullarë si Seferi, Hoxhallari, Ismajlgeci apo Xhixha vendosën të largohen nga kryeqyteti. Por tashmë pas këtij sezoni janë larguar sërish lojtarët titullarë. Behiratche, Toshevski, Aleksi, Limaj apo Bekaj dhe kjo ka bërë që thuajse një skuadër e tërë të mos jetë më.
I vetmi i mbijetuar në 11-tëshen e formacionit titullarë të titullit kampion në sezonin 2021-2022 është Filip Najdovski. Qendërmbrojtësi është “ushtari” i fundit që ka mbijetuaer nga “revolucioni”, i cili këtë sezon pritet të mbajë edhe shiritin e kapitenit në krah për të rikthyer Tiranën tek titulli.
Ndërkohë për të ndihmuar Najdovskin, drejtuesit kanë bërë disa goditje “big” dhe rikthime të rëndësishme në ekip si Doka dhe Hoxhallari që riveshin fanelën bardheblu, si dhe Mici, Jonuzi, Laatifi apo Selmani.
Formacioni i mundshëm për këtë sezon: Selmani, Doka, najdovski, Hoxhallari, Mici, Deliu, Jonuzi, Hila, Latifi, Abazaj, Hasani.