Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Najdovski rrezikon sfidën me Dinamon, Doka dhe Deliu mbajnë “pezull” formacionin

Shkruar nga NEWSPORT
Najdovski rrezikon sfidën me Dinamon, Doka dhe Deliu mbajnë

Tirana prej ditësh vazhdon përgatitjet për sfidën e javës së parë ndaj Dinamos në kampionat që do të luhet më 26 gusht. Një duel i rëndësishëm ku bardheblutë do të kërkojnë edhe fitoren për ta nisur këtë sezon me këmbën e mbarë.

Por në kampin e Tiranës ka disa dëmtime që bëjnë me “dhimbje koke” trajnerin Orges Shehi. Filip Najdovski është njëri prej lojtarëve që rrezikon seriozisht sfidën me Dinamon, pasi lojtari ka shqetësime serioze në tendinin e Akilit.

Pas kapitenit pezull mbajnë formaiconin edhe Albi Doka dhe Ardit Deliu. I pari është bashkuar me grupin, por gjendja e tij duhet parë deri ditën e sfidës nëse do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë apo aktivizimi i tij do të shtyhet. Gjithashtu në luftë me “kohën” është edhe Deliu, i cili vazhdon të marrë ngarkesën e duhur për të qenë gati në duelin e parë në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga