
Egnatia e nisi me humbje sezonin e ri të “Abissnet Superiore”. Ekipi nga Rrogozhina u mund në mënyrë surprizuese nga Skënderbeu 0-1.
Edhe pse të sapongjitur në elitën e futbollit shqiptar, ekipi korçar arriti t’i jepte “leksione” Egnatias, që këtë sezon shihet si pretendente për titullin kampion.
Pas kësaj sfide foli dhe trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.
“Një Egnatia jo e mirë në pjesën e parë, por që goditi 3 herë shtyllën. Na mungoi goli por për këtë do të punojmë në javët në vazhdim.
Kundërshtari na markoi mjaft mirë në një kundër një dhe na sulmoi me kundërsulme. Por ky është vetëm fillimi.
Mendoj që me një episod Skënderbeu shënon gol, kjo do të thotë që drejt fatit është, por do t’i analizojmë këtë gjëra.
Në pjesën e parë nuk shkoi asgjë mirë nga ajo çfarë kishim menduar. Në pjesën e dytë ndryshuam skemën dhe u munduam të sulmonim më shumë”, tha pas ndeshjes tekniku Tetova.